57 aksidente me 24 jetë të humbura, ky është bilanci i aksidenteve në qarkun e Elbasanit për vitin 2021. Numri I lartë I aksidenteve ka bërë që policia të shtojë masat e kontrolleve në aksin Elbasan-Peqin, që cilësohet si “njolla të zeza” për qarkun.
Sipas efektivëve të policisë, vendosja e radareve po ndikon pozitivisht në mosshkeljen e rregullave të qarkullimit.
“Është një polic I padukshëm dhe funksionon në mënyrë automatike dhe drejtuesit e automjeteve nuk kanë mundësi ta shohin”- është shprehur efektivi I policisë.
Ardjan Çipa, drejtori I Policisë Elbasan ka treguar se ka nisur modernizimi I mjeteve që do të lehtësojë punën e policëve.
“Radarët, makinat inteligjente dhe trajnimi i policëve për fenomenet e reja që janë shfaqur”-është shprehur Çipa, I cili ka këshilluar drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit.