Afërsisht një e katërta e martesave përfundojnë në divorc në Shqipëri. Gratë janë ato që ndërmarin më së shumti hapin e parë për të zgjidhur një martesë të palumtur. Një fenomen i tillë vërehet edhe në qytetin e Elbasanit.
Sipas të dhënave nga gjykata e Elbasanit kërkesat për divorc sërish shënuan rritje në vitin 2021. Kreu i dhomës se avokatisë refuzon të japë shifra konkrete pasi sipas tij mungesa e gjyqtarëve në gjykata ka bërë që me qindra cifte të jenë në pritje për tu ndarë. Sipas Z. Demir Çiftja kjo ndalesë do të shkaktojë kaos përgjatë vitit 2022.
Kushtet ekonomike dhe papunësia vijojnë të jenë dy nga faktorët kryesor që cojnë një cift në divorc. Sipas avokatit Çiftja megjithëse gjykatat japin urdhër mbrojtjeje ato nuk zbatohen për shkak të kushteve ekonomike ndaj per avokatin eshte e rendesishme të hapen qendra strehimi.
‘Pati një fluks të padive dhe numrit të zgjidhjes së martesave. Aktualisht janë 6 gjyqtarë dhe janë mbartur shumë dosje nga viti 2021-2022, nuk është çështja te divorcet por te zgjatja e procesit.
Ka pasoja ekonomike dhe te fëmijët e mitur sepse prinderit pas ndarjes nuk japin shumën që cakton gjykata.
Divorcet për shkak të rënies ekonomike dhe papunësisë është shkaku kryesor, pasi lindin mosmarrëveshjet dhe zënkat. Ka pasur dhe raste kur gratë janë dhunuar, sepse rënia ekonomike reflekton dhe te shkatërrimi i familjes nga ana psikologjike.
Gratë e dhunuara, që nuk kanë vetëm humbjen e respektit reciprok por edhe dhunën fizike, dhe kërkojnë patjetër zgjidhjen e martesës“-tha Çiftja.