Një 63-vjeçar i identifikuar me inicialet R.Ç., ka shkuar për ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:50 dhe 63 vjeçari, banues në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan, dyshohet se në gjendje të dehur, ka dëmtuar veten, me mjet të mprehtë (thikë).
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel