Bashkia Elbasan ka njoftuar bizneset që hedhin mbetjen në kontenierët e bashkisë. Sipas njoftimit, gjatë per periudhës Tetor-Mars mbetjet do të hidhen pas orës 18:00 dhe gjatë periudhës Mars-Tetor pas oër 20:00. Moszbatimi i vendimeve të bashkisë e ndërshkon subjektin me gjobë nga 10.000 deri 20.000 lekë.
Njoftimi i plotë
PËR BIZNESET QË USHTROJNË AKTIVITETIN E TYRE NË BASHKINË E ELBASANIT
“Për hedhjen e mbetjeve në kontenieret e Bashkisë”
Bazuar në ligjin nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” i ndryshuar, V.K.B Nr 111 Dt 03.09.2020 për ”Rregulloren e Administrimit të mbetjeve në Bashkine Elbasan“ viti 2020 – 2025 , V.K.B Nr 34 Dt 25.03. 2016 “Për gjobat që do të aplikohen për dëmtim mjedisi , siperfaqe të gjelbëra dhe rrjetit rrugor në teritorin e Bashkisë Elbasan“.
1) Periudha Tetor – Mars mbetjet do të hidhen në kontenier pas orës 18:00 dhe periudhën Mars – Tetor pas ores 20:00
2) Ndalohet hedhja e mbetjeve të rrezikshme , mbetjeve spitalore , hedhja jashtë kontenierit dhe spostimi i tij pa miratim të strukturave të Bashkisë
3) Moszbatimi i rregullores ju ngarkon me përgjegjësi administrative dhe ndaj çdo subjekti do të vendoset gjobë nga 10.000 deri 20.000 lekë.
DREJTORIA E PËRGJITHSHME E SHËRBIMEVE INFRASTRUKTURORE, BASHKIA ELBASAN