Shpallje audicioni/ Universiteti i Elbasani ka një njoftim për studentët

Teatri Skampa Elbasan, në bashkëpunim me Universitetin e Elbasanit, do të organizojnë vënien në skenë të komedisë “Takimi i parë”, i autorit Austin Winsberg, me përkthim të aktorit dhe regjisorit Endri Çela.

Kërkohen 3 djem dhe 3 vajza, studentë, me pasion për aktrimin dhe skenën. Një mundësi unike. Audicionet do të zhvillohen të hënën dhe të martën (24 dhe 25 janar 2022), ora 13:00, në Bibliotekën e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.

Në audicion do të jetë regjisori i shfaqjes, Hysen Mullajonuzi dhe pedagogë të universitetit. Aty do t’u jepen studentëve të interesuarve një tekst i shkurtër, që mund ta mësojnë përmendsh ose ta lexojnë përpara regjisorit dhe pedagoges.