Një ditë më parë u nda nga jeta krejt papritur Erind Shuteriqi, 32 vjeç me banim në Elbasan. Ikja para kohe ka hidhëruar pa masë familjen, të afërmit dhe miqtë. Mjaft prej shokëve të tij kanë përcjellë mesazhe ngushëllimi në rrjetet socale.
Erindi ishte i pasionuar pas alpinizmit dhe sporteve të tjera.
Nënkryetari i Bashkisë Elbasan, njëkohësisht edhe President i Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor, Artur Guni, i ka kushtuar një dedikim të veçantë Erindit pasi ai ka qenë mjaft aktiv në aktivitetet e kësaj federate duke u ngjitur në majat më të larta në Shqipëri.
‘I Pabesueshëm dhe shumë i trishtueshëm lajmi për ikjen e parakohshme nga kjo jetë e Erind Shuteriqit! Ngushëllime familjes, shoqërisë e miqve të Erindit’-shprehet Artur Guni ndërsa publikon foto nga aktivitetet ku ai ka qenë pjesëmarrës.
‘Erind shpirt, zemra e mamit kjo qe na ndodhi ishte shokuese!
buzeqeshjen, miresine, embelsine, dashurine qe na dhuroje cdo dite!
Na e kepute koken bir por ti do jesh gjithmone brenda nesh dhe me ne gjithmone NE TE TRE!!!
Do te te duam gjithmone zemra jone!!!
Elbasani Plus i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve’-shkruan nena e tij