Pas tragjedisë që i ngjau flet babai i 3-vjeçares që humbi jetën në spitalin e Elbasanit. Agim Islami thotë për mediat se nuk e di si mund të humbë jetën një fëmijë vetëm nga viroza. Ai shpjegon se e mitura ishte sëmurur që para 8 ditëve dhe mjeku i kishte dhënë ilaçe për bronkopneumoni.
Ja intervista e plotë me babain e vogëlushes:
Kur e solle vajzën në spital?
E solla për vizitë para 2-3 ditësh doktori më tha se është virozë. Më dha një qese me ilaçe. Dje u bë keq dhe iu nxi buza. E solla spital dhe e vendosën në serum. Goca vdiq.
Çfarë diagnoze i vendosën mjekët?
Është virozë më thanë.
Sa ditë ka vajza që vuan?
Gati 8-9 ditë.
Në këtë gjendje ka qenë?
Jo në këtë gjendje. U përkeqësua dhe unë e solla spital.
A e kanë bërë punën si duhet mjekët.
Ku di gjë unë. Se si e kanë bërë punën mjekët unë se di.
Cili është mjeku që e ndoqi.
Nuk e di. Unë kam recetën e tij që më dha ilaçet. E kam edhe në shtëpi. Këtë kam deklaruar edhe në degë.
Cili është shkaku i vdekjes.
Smë kanë thënë asgjë për shkakun. Se di fare. Çtë bëj tani
 ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.
				 
			 
		 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					