Shpërthen bombula e gazit në Elbasan, ‘Shqiponjat’ fikin zjarrin me mjete rrethanore. Lagjja

Një bombul gazi ka shpërthyer pak minuta më parë në lagjen “Emin Matraxhiu” në qytetin e Elbasanit. Mësohet se bombula e gazit ishte vendosur në ballkonin e njërit prej pallateve të zonës, ndërsa kanë qenë efektivët e ‘Shqiponjave’ që kanë dëgjuar shpërthimin dhe menjëherë kanë ndërhyrë duke shuar zjarrin me mjete rrethanore.

Me mbërritjen e zjarrfikësve situata është normalizuar duke fikur totalisht zjarrin, ndërkohë mësohet se në banesën ku ndodhi shpërthimi i bombulës së gazit jetonte një çift të moshuarish.

(dosja.al)