Elbasan, 109-vjetori i Policisë së Shtetit, Llatja: Mirënjohje për angazhimin e tyre

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka përkujtuar 109-vjetorin e krijimit të institucionit të Policisë së Shtetit. Në këtë ceremoni morën pjesë efektivë nga të gjitha sektorët, kreu i Bashkisë, Gledian Llatja, prefektja Majlinda Perriu, si edhe familjarë të efektivëve të rënë në krye të detyrës. Ardian Çipa, drejtuesi i Drejtorise Vendore së Policisë Elbasan, në fjalën e tij, veç përuljes për deshmoret e rëne ne detyre, theksoi se sot Policia është transformuar pothuaj tërësisht në filozofi dhe në mentalitet. Sipas Çipës, ajo është më profesionale, shumë më e besueshme dhe ofron për qytetarët një shërbim më cilësor.

Sakaq, edhe Kryetari i Bashkisë Z.Llatja shprehu gjithë mirënjohjen për angazhimin e tyre në çdo orë për mbrojtjen e rendit e sigurisë publike, garant të shtetit të së drejtës.

“?? 109 VJETORI I KRIJIMIT TË POLICISË SË SHTETIT

Përkujtuam me përulje dëshmorët të rënë në krye të detyrës dhe shpreha gjithë mirënjohjen tonë për angazhimin e tyre në çdo orë për mbrojtjen e rendit e sigurisë publike, garant të shtetit të së drejtës?”-shkruan Llatja në facebook.