Kadastra e Elbasanit vijon me shpërndarjen e lejeve të legalizimit. Sfidat e 2022-it

Ky fillimviti ka nisur vrullshëm për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës Drejtoria Vendore Elbasan.

Sipas ASHK Elbasan, në 10-të ditët e para të këtij viti janë trajtuar me dhjetra dosje, si dhe po vijon puna në terren,për verifikimin dhe matjet e objekteve në proces legalizimi, në të 7-të Bashkitë e Qarkut Elbasan.

Kadastra Elbasan njofton se është e vendosur për të arritur shifra edhe më të larta gjatë vitit 2022, ku sëbashku me procesin e punës vazhdon edhe shpërndajrja e lejeve të legalizimit nga Drejtori i ASHK Elbasan Mariglen Disha për qytetarë të ndryshëm.