Një stuhi dëbore po përfshin vendin tonë.
E gjitha pjesa lindore e territorit të Shqipërisë ndodhet nën reshjet e dëborës prej pasdites së sotme. Po ashtu edhe Veriu dhe zonat malore në Jug.
Reshjet do të arrijnë maksimumin deri në Shqipërinë e Mesme, por jo në ultësirën perëndimore. Zonat përreth Elbasanit do zbardhen nga dëbora. Por në qytet ende nuk është e qartë.
Sipas parashikimeve, reshjet do të vijojnë deri në datë 12 me intensitetin që vjen në ulje më pas qielli do të hapet.
Gjithashtu edhe temperaturat në vendet malore janë ulur disa gradë nën zero.