Një aksident ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes në Elbasan.
Një mjet ‘Toyota’ i drejtuar nga shtetasi A.Xh 28 vjeç ka aksidentuar M.Xh.19 vjeçe e cila ishte këmbësore.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Luigj Gurakuqi”, transmeton Noa.al.
Vajza është transportuar për në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Nje koment
Pingback: 3missive