Një lajm i mirë për Myftininë e Elbasanit. Marrin lejen e legalizimit 11 xhami Premtimi i drejtorit te Kadastres

Drejtori i ASHK Elbasan z.Mariglen Disha priti sot në takim Myftiun e Elbasanit z.Agim Duka dhe Kryetarin e Qendrës për Bashkëpunim Ndërfetar z.Arben Ramkaj. Drejtuesi i ASHK Elbasan Mariglen Disha shprehu gadishmërinë e tij për të përfunduar proçesin e legalizimit të objekteve të kultit në Qarkun Elbasan brenda një afati shumë të shkurtër.

Nga ana e tyre dy drejtuesit fetar shprehin falenderimet e tyre për punën e bërë nga ASHK Elbasan në legalizimin e objekteve të kultit. Në përfundim të takimit kreu i Kadastrës Elbasan Mariglen Disha i dorëzoi Myftiut lejet e legalizimit për xhamitë si me poshte:

Shtëpanjë

Gjyralë

Bradashesh

Muçan

Dushk

Xibrakë

Linas

Peqin

Gramsh

Prevall

Vehçan.