Nuk linte njeri të kalonte nga Elbasani pa i dhënë një drekë. Kështu e tregojnë miqtë njeriun që u nda dje nga jeta në moshe te re, presidentin e klubit të Elbasanit Arben Laze.
Lajmi i trishtë u përhap menjëherë ditën e djeshme kur ai në mesditë nuk ia doli dot të dilte gjallë nga një operacion në zemër.
Arben Laze kishte kaluar një parainfarkt në datën 26 dhjetor e kishte qëndruar dy ditë në shtëpi. Më pas nuk është ndier mirë dhe me sugjerimin e miqve e shokëve është dërguar në spital ku u vendos për ndërhyrjen në zemër.
Nën presidencën e Arben Lazes ekipi i Elbasanit mori titullin Kampion në Shqipëri.
Në orën 12.00 të ditës së sotme do të ketë homazhe për nder të tij në stadiumin Air Albania.
Kushdo që e ka njohur, e di fare mirë çfarë kontributi ka dhënë ai për progresin e sportit më të ndjekur në vend. Lajmi i trishtë bëhet me dije nga menaxheri Andi Matraxhiu që përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan:
“Vlla na ke merzit shume. E doje futbollin deri ne vdêkje.
Po hedh kete foto jo si me e bukura, por si me domethenesja e takimit tone te pare ne zyren tende kur une isha thjeshte nje tifoz.
Ulu ne kolltukun tim me the se e meriton…ketu e ke vendin…
Flisnim te dy dhe kur ishe ne spital. Biseda e fundit do me mbetet kujtim, por me shume do te kujtoj heren e pare qe jemi takuar, me shume do te kujtoj ate qe bere per qytetin tone, per ate fanell qe shume e dashuroje.
Me duket e pabesueshme, por ja qe ndodhi dhe Zoti keshtu e kishte caktuar. Por ja qe tani qe shkruaj syte i kam me lot dhe zemren e shpirtin e kam bosh…
Lamtumire o mik i mire, o djal i shoqerise qe vetem mire dije te beje.
Lamtumire Arben Laze !”
Stafi i Elbasaniplus I bashkohet me dhimbjen e familjarëve duke i shprehur ngushëllimet e sinqerta për këtë humbje të madhe të njeriut të tyre të zemrës.