Drejtori i DPSHTRR-së Elbasan, Adi Qose bëri me dije se rezervimi i orarit të kolaudimit të makinave mund të kryhet online. Në një njoftim të publikuar në rrjetin social Facebook, Qose shkruan se të gjithë drejtuesit e makinave mund të kryejnë veprimet nëpërmjet portalit “e-Albania” duke hyrë në seksionin “Makina ime”. Sipas tij, kjo mënyrë e re rezervimi shmang spekullimet dhe sekserët dhe flukset e mëdha.
Statusi i plotë:
? Rezervimi i orarit të Kolaudimit të mjetit rrugor kryhet direkt online ???, për të gjitha Qendrat e Kontrollit Teknik pranë drejtorive rajonale të DPSHTRR! ✔️??
Risia është se ky sistem i ri rezervimi ofrohet me autentifikim në llogarinë e secilit tek seksioni “Makina ime” në e-Albania, duke eliminuar spekullimet dhe sekserët që abuzonin dikur me radhën! ✅
Mirëadministrojmë linjat, personelin, kohën e çmuar për të gjithë ⏳, normalizojmë rrjedhën e shërbimit duke shmangur flukset artificiale “nisem pa plan, kur më teket, vonohem radhëve”! ?
ℹ️ Njihuni me kujdes me informacionin dhe përshkrimin e aplikimit❗️
? Hyni përmes faqeve:
www.e-albania.al
www.dpshtrr.gov.al
#DPSHTRR #MIE #AKSHI
#AutomotorizimiShqiptar??