Aksident në Elbasan, një person dërgohet me urgjencë në spital, detajet e para

Një aksident ka ndodhur pak më parë në afërsi të stadiumit ‘Elbasan Arena’. Sipas informacioneve, bëhet me dije se në aksident janë përfshirë një autoveturë dhe një motor dhe nga përplasja mes tyre drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur.

Ai ka “fluturuar” në ajër pas përplasjes dhe ka rënë në bordurën e rrugës duke pësuar dëmtime të shumta.

I plagosuri është transportuar për në spital menjëherë, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij aksident.