Kryetari i bashkisë së Elbasanit ka falenderuar dy punonjësit, Bujar Gjevori dhe Fatmir Çota, pasi në 20 vite i janë kushtuar qytetit duke u kujdesur që Elbasanit të mos i mungojë dhe detaji më i vogël.
“Bujar Gjevori dhe Fatmir Çota janë dy nga shumë punonjësit e Bashkisë Elbasan që i shërbejnë qytetit ditë-natë dhe në situatat më të vështira.
Më shumë se 20 vite kushtuar qytetit, tashmë të dy në prag pensioni për vite me radhë janë kujdesur që Elbasanit të mos i mungojë dhe detaji më i vogël.
Faleminderit Petrit e Bujar dhe festat ardhshin të gëzuara për ju dhe familjet tuaja! ❤️- shkruan Llatja në faqen e tij të facebook.