Çfarë ndodhi sot në sheshin Gensher? Dhjetëra të rinj u bashkuan…

Ministria e Mbrojtjes ka nisur nga Elbasani fushatën për rekrutimin e të rinjve që duan të bëhen pjesë e forcave të armátosura.

Janë 400 pozicione të lira pranë FA si ushtar apo detar aktiv që presin të rinjtë shqiptarë të cilët kanë dëshirën dhe energjinë të përfaqësojnë vendin e tyre përkrah trupave të NATO-s.

Ministri theksoi pagën dinjitoze që mund të përfitojë një pjesëtar i FA që në fillim të karrierës së tij ndërsa duket se interesi i të rinjve nuk ka munguar.

Fushata e Ministrisë së Mbrojtjes do të vijojë në të gjithë qytetet e Shqipërisë për të rekrutuar të rinj nga mosha 18-27 vjeç, edhe me arsim 9 vjeçar, duke mundësuar më pas arsimim të mëtejshëm falas dhe të gjitha lehtësirat e një ushtaraku.

Ti ke forcën që nderon kombin ??⭐️

Fushata e rekrutimit të ushtarëve/detarëve të rinj, filloi sot nga Elbasani për të vazhduar në të gjithë vendin.

Pagë mujore dinjitoze si asnjëherë më parë, përgatitje fizike dhe profesionale e vazhdueshme brenda dhe jashtë vendit sipas standardeve të NATO dhe përfitime të tjera për një karrierë të sigurt.

Rreth 400 vende të lira janë sot pranë FA për ushtarë dhe detarë aktiv. Për të gjithë të rinjtë apo të rejat nga 18 deri në 27 vjeç me arsim 9-vjecar, të mesëm apo të lartë.

Bashkë me ministrin Niko Peleshi, deputetë dhe përfaqësues të institucioneve vendore morëm pjesë në këtë prezantim të parë të fushatës së rekrutimit të FA.

https://bit.ly/3HhPTQm- shkruan kryetari Gledian Llatja.