Bashkitë e zhytura në borxhe që nga 5 janari rrezikojnë që të kalojnë nën menaxhimin e një administratori të emëruar nga qeveria. Të dhënat e ministrisë së financave tregojnë se në 9 muaj detyrimet janë thelluar ndërsa bashkia më problematike rezulton se është Kavaja e cila ka 15.8 % të totalit të borxhit. Kreu i Shoqatës së Bashkive sqaron se administratori merr në dorë të gjitha funksionet qeverisëse të një bashkie.
Borxhi i bashkive është rritur me 250 mln lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë që qytetarët rrezikojnë të mbeten pa shërbime. Por nga se janë krijuar këto borxhe? Kreu i shoqatës së bashkive deklaron se peshën kryesore e mbajnë investimet dhe shërbimet e papaguara. Vetëm pak kohë më parë qeveria i akordoi bashkive një fond shtesë prej 500 mln lekësh por ekspertët theksojnë se kjo shumë është shumë minimale dhe nuk pritet të ndikojnë uljen e borxhit.
BORXHI NË TOTAL
2021 7.2 MLD LEKË
2020 6.9 MLD LEKË
DETYRIMET SIPAS BASHKIVE
KAVAJA 1.1 mld lekë
TIRANË 876.8 mln lekë
VORË 667.8 mln lekë
POGRADEC 345.6 mln lekë
Lezhë 290.4 mln lekë