Trafik kilometrik në autostradën Tiranë-Elbasan. Në këtë aks kanë mbetur mjetet për më shumë se një ore, madje e bllokuar ka mbetur edhe një ambulancë, por nuk dihet nëse brenda ka pasur persona të sëmurë.
Ndërkohë ana tjetër e rrugës vijon të jetë e lirë, por problem është aksi në rrethrrotullimin që lidh Saukun me një qendër tregtare në këtë zonë.