Zgjidhet nënkryetari i ri i Bashkisë Elbasan. Emri/ Foto

Jetjon Gjura është zgjedhur sot nënkryetar i Bashkisë së Elbasanit. Jetjon Gjura ka mbaruar universitetin në Universitetin Aleksandër Xhuvani në degën e Ekonomisë, me mastër në ekonomi dhe administrim. Gjithashtu i angazhuar në shoqërinë civile.

Gjura është i datëlindjes së vitit 1981 dhe vjen si prurje e kapacitevete të reja dhe energjike në Bashkinë Elbasan.

Mësohet se Gjura do të zëvendësoje nënkryetarin Ervin Muço, i cili mësohet se do të bëhet këshilltar i kryetarit te bashkise dhe shef kabineti.