Aŗrestohen në flagrancë 3 shtetas për veprat penale, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Elbasan, bënë aŗrestimin në flagrancë të shtetasëve:
-H. Rr., 38 vjeç, dhe L. D., 64 vjeç ,banues në Elbasan, pasi u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur; -H. M., 54 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke drejtuar mjetin tip “Pasat”, ka aksidentuar këmbësorët,shtetasit ,A. H., dhe R. Sh., banues në Elbasan, të cilët ndodhen jashtë rreziku për jetën.