Goca e Ardit Gjebreas konkurron në Eurovizion, Kryeministri Rama bën gjestin e bukur

Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbështetur pjesëmarrjen e Anna Gjebreas në ‘Junior Eurosong’, duke i kërkuar të gjithë ndjekësve të votojnë jo vetëm me sms, por edhe online. Rama ka publikuar posterin në të cilin bashkangjiten të gjitha informacionet se ku mund të votohet, ndërsa kjo nuk ka qenë e vetmja mbështetje për Anën.

Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbështetur pjesëmarrjen e Anna Gjebreas në ‘Junior Eurosong’ , duke i kërkuar të gjithë ndjekësve të votojnë jo vetëm me sms, por edhe online. Rama ka publikuar posterin në të cilin bashkangjiten të gjitha informacionet se ku mund të votohet, ndërsa kjo nuk ka qenë e vetmja mbështetje për Anën.

Edhe personazhe të tjerë të njohur i kanë kërkuar ndjekësve të votojnë Anën, duke e mbështetur eksperiencën e saj të parë në një spektakël ndërkombëtar. Jon Gjebrea ka surprizuar të gjithë familjen duke ardhur nga Amerika për të mbështetur të motrën e tij teksa përgatitet për finalen e “Junior Eurovision Song Contest 2021”. Surpizën e bukur e ka treguar Arditi, duke publikuar videon e bashkimit të familjes.

“Joni na ka munguar shumë, por sot ai erdhi pa lajmëruar për të qëndruar pranë motrës dhe pranë nesh në këto momente të ngarkuara plot emocione e përgjegjësi për Annën. E dua familjen time”, shkroi Ardit Gjebrea. “Junior Eurovision Song Contest 2021” do të organizohet në Paris, më 19 dhjetor të këtij viti dhe Anna përfaqëson vendin tonë.