SPAK sekuestroi inceneratorin e Elbasanit, shefi i Inspektoriatit të Mjedisit jep detaje

Shefi i Inspektoriatit të Mjedisit Elbasan, Ismail Dybeli këtë të mërkurë në një prononcim për mediat ka dhënë detaje në lidhje me punën e Inceneratorit të Elbasanit i cili u sekuestrua një ditë më parë nga SPAK.

Dybeli në fjalën e tij është shprehur se puna për grumbullimin e mbetjeve ka vijuar normalisht dhe deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me bllokimin e punës.

Sipas tij bllokimi i punës në incenerator do të bëhet vetëm në rast remorti.

“Sasia e kontenierit që është faktive është 720 konteniere të mëparshmit ishin më të vegjël dhe kjo e tregon dhe pastërtia e qytetit. Problemi i pastrimit është teknik, de firma e re zotëron mjete të një tonazhi tjetër, kontenierët e mëparshëm ishin më të vegjël, ndërsa tashmë janë më të mëdh, dhe u krijua problemi për pastrimin e tyrë dhe kompania e mëparsshme Viktoria Invest e bëri me ngadalë këtë proces. Punonjësit që kanë qenë dhe me firmën e parë janë në punë”, ka thënë ai.

Puna dhe sot deri në 4 të mëngjesit ka vijuar normalisht, edhe pse në media qarkullon ky problem. Incineratori vijon normalisht punën dhe ai fiket vetëm në rast remorti. Nuk na është thënë se do të kemi fikje të tij, ne vijojmë të punojmë normalisht.  Bashkitë e tjera të qarkut e kanë marrë informacionin që të gjithë mbetjet do të kalojnë tek incineratori i Elbasanit, kemi informacion që do të kalojë në varësi të bashkisë me administratën e vet”, ka thënë ai./abcnews.al