Një aksident me pasojë fatale ka ndodhur sot në rrugën Elbasan-Peqin. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:25 në fshatin Vidhas.
Burime zyrtare bënë me dije se një automjet ka përplasur një person, ndërsa nuk janë të qarta rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit por nuk ka mundur ti mbijetoje plageve, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të dokumentuar të gjitha provat dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve.
Elbasan/Informacion paraprak
Me datë 15.12.2021, rreth orës 17:00, në aksin rrugor Elbasan-Papër, fshati Vidhas, mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin N. N., 21 vjeç ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. B., 65 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi B. B., ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.