Një tjetër investim i rëndësishëm po realizohet në bulevardin kryesor të qytetit të Elbasanit, në Lulishten “Kostandin Kristoforidhi”.
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Damian Gjiknuri, i shoqëruar nga kryetari i bashkisë, Gledian Llatja, kanë parë nga afër punimet që po realizohen në këtë lulishte, që kanë nisur pak kohë më parë.
Kreu i Bashkisë këtë inestim e cilësoi si një kënd të ri rekreativ e të gjelbër që po i shtohet jo vetëm banorëve të Njësisë 1, por dhe gjithë qytetarëve të Elbasanit.
Drejtuesi politik i qarkut, Damian Gjiknuri, vlerësoi bashkinë e Elbasanit për investimet e shumta që po kryen në qytet, veçanërisht këtë investim në qendër të qytetit.
Gjiknur tha se edhe në vitin në vijim ka plane masive për ndërhyrje në infrastrukturë në shumë lagje të qytetit, si edhe në monumente historike.
Ky projekt përfshin veshjen me mermer të bazamentit të Bustit të babait të gjuhës shqipe, Kostandin Kristoforidhit, rikonstruksionin e lulishtes përreth bustit, si edhe ndriçimin.