Rei humbi jetën aksidentin tragjik. Mësueset e tij ndajnë mesazhin prekës

Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e djeshme në aksin Librazhd-Elbasan, ku një 21-vjeçar humbi jetën në një aksident me makinë. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Mengel. Automjeti me të cilin udhëtonte 21-vjeçari , Rei Palloshi doli nga rruga dhe për pasojë aksidenti rezultoi tragjik. Dhimbja që la pas është e madhe për të gjithë të afërmit e tij dhe miqtë që e njohën. Në lidhje me ngjarjen tragjike kanë reaguar edhe mësuesit e të riut në shkollën kur dikur ishte nxënës.

Mesazhi:

Rei i reve të qiellit, i yjeve, i dritës së përjetesisë.

Eshtë një vend në banken e trete të mendimeve tona qe do te jëtë përhere yti.

Do të të kerkojme në boritë e makinave buzë rruges, do të dëgjojme tërë jetën zërin tënd:

-Zyshat e mia.

Do të mbetesh përjetësisht yni, Rei.

Qe nga Parajsa ti sot na pershendet mes yjeve.