U zhvillua Konferenca e II-të Ndërkombëtar në Logopedi dhe Fizioterapi në Fakultetin e Shkencave Mjeksore Teknike, në bashkëpunim me departamentin e Mjeksisë Ndërsiplinare të Universitetit “Aldo Moro” .
Rektori i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani, Prof.dr. Skender Topi, në fjalën përshëndetëse, shprehu rëndësinë e krijimit të eventeve të tilla akademike, sfidat e Arsimit të Lartë, gjatë periudhës së pandemisë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të studiuesve dhe kërkuesve për të implementuar në praktikë rezultatet e kerkimeve shkencore.
Dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, Prof.as.dr. Shkelqim Hidri, në fjalën e tij, theksoi rolin që kanë këto profesione në shoqëri dhe rëndësinë e bashkepunimit mes tyre per funksionimin e grupeve multidisiplinore.