Aksident në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Makina merr përpara këmbësorët

Një aksident automobilistik është regjistruar mbasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Sipas informacionit zyrtar të policisë mjë mjet i drejtuar nga një 51 vjeçar ka goditur 2 kalimtarë, njëri prej tyre vetëm 6 vjeç, raporton elbasaniplus.com Nga të dhënat e para mësohet se të dëmtuarit janë dërguar në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

Njoftim i policisë

Më datë 03.12.2021, rreth orës 14: 30., në aksin rrugor Elbasan – Librazhd, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh., 51 vjeç, ka goditur këmbësorët J. H., 60 vjeç dhe L.H., 6 vjeç, të cilët ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikur për jetën. Grupi herimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.