Foto Arkiva

51-vjeçari gjendet pa jetë në mes të rrugës në Gramsh

Një 51-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugë nga familjarët e tij në fshatin Snosem në Gramsh. Policia e Elbasanit ka njoftuar se dyshohet arrest kardiak pasi nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Më datë 02.12.2021, rreth orës 08:20, në fshatin Snosem, Gramsh, në rrugë është gjetur nga familjarët pa  shenja  jete shtetasi V. Zh., rreth 51 vjeç, banues në fshatin Bletas, Gramsh. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet për arrest kardiak Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë   po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje”, ka njoftuar policia.

Nje koment

  1. Pingback: 2impeachment