Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ftuar në një emision në News 24, ka vënë në dyshim firmat e delegatëve të Elbasanit. Sipas Bardhit këto firma nuk u përkasin delegatëve elbasanas.
Bledi Himçi sekretar i degës së PD të Elbasanit i ka konsideruar fyese deklaratat e Gazment Bardhit të bëra një ditë më parë gjatë një interviste kur tha se shumë prej atyre që kanë firmosur në këtë degë nuk janë delegatë ose anëtarë të PD-së. Himçi gjatë një prononcimi për SYRI TV e fton Bardhin të shkojë dhe ti verifikojë emrat në Elbasan.
Gjithashtu në një reagim për SYRI TV, sekretari i PD-së në Elbasan, Blendi Himçi, e cilësoi si gënjeshtar Gazment Bardhin dhe hodhi poshtë deklaratat e tij duke i quajtur ato të turpshme. Sipas Himçit, firmat janë lehtësisht të verifikueshme, ndërsa e cilësoi Kuvendin Kombëtar të datës 11 dhjetor si Kuvend shprese për Partinë Demokratike.
Nga delegatët e degës së PD-së në Elbasan kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në 11 dhjetor, 272 delegatë, nga 409 delegatë që ka kjo degë. Emrat e delegatëve u lexuan të shtunën publikisht nga sekretari i degës së Partisë Demokratike në elbasan Blendi Himçi.