Elbasan/ Vihet në pranga 1 shtetas, ja për çfarë akuzohet

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Kanosja”, shtetasin D. XH., 51 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet tjetër që drejtohej nga shtetasja A. G., 34 vjeçe, duke shkaktuar vetëm dëme materiale, dhe pas përplasjes së mjeteve e ka kanosur me fjalë 34-vjeçaren.