Ngjarja makabre në Fier/ Reagon deputeti i Elbasanit Florenc Spaho: Jam i shokuar…

Ngjarja makabre që ka ndodhur ditën e djeshme në Fier ka shokuar të gjithë opinionin publik.

Në lidhje me këtë ngjarje kanë reaguar qytetarë të shumtë, por edhe pjesëatrë të kuvendit shqiptarë të cilët kanë shprehur ngushellimet si dhe kanë ndarë opinionin e tyre përsa i përket situatës. Ndër ta ka qenë edhe deputeti i Elbasani, z. Florenc Spaho i cili me anë të një statusi në facebook është shprehur:

Jam i shokuar nga ngjarja e tmerrshme që ndodhi në Fier !

Nuk kam fjalë për ta përshkruar revoltën që ndiej si prind dhe si qytetar i këtij vendi  ! Nuk kam fjalë për dhimbjen e madhe që la pas ikja nga jeta e një ëngjëlli  nga duart e një përbindëshi të pashpirt !

 Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve dhe të gjithë të afërmëve !

Jam me ju në këtë dhimbje kaq të madhe !

Personalisht mendoj se dënimi maksimal për këto mostra nuk mjafton !

Në mënyrë të menjëhershme duhet parë mënyra sesi individë me probleme të shëndetit mendor , të cilët paraqesin rrezikshmëri të lartë të mos jenë të lirë rrugëve , por të  mbahen në qendra të specializuara ku të vuajnë dënimin dhe të mos cënojnë jetën e askujt !