Një mësuese 40 vjeçare nga Elbasani ka humbur jetën një ditë më parë nga Covid 19. Të paktën ky është shkaku që u përcoll në media duke ngritur dyshime të forta edhe për efikasitetin e vaksinës. Blerina Lamçja kishte bërë një dozë të vaksinës anticovid në 19 Gusht të këtij viti, ndërsa dy javë më parë në 31 tetor ajo nuk u paraqit në punë për shkak të temperaturës së lartë dhe hemoragji të madhe.
Sasia e lartë e gjakderdhjes detyroi familjarët të bëjnë apel për dhurim gjaku. Dhe koleget e saj u përgjigjën të parat. Top Channel komunikoi me mjekët të cilët fillimisht e kanë pritur 40 vjeçaren në Elbasan dhe më pas e kanë dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar, sipas tyre për diagnozën trombocitopeni.
Më pas Lamçja rezultoi edhe pozitive me covid. Nga 150 mijë që është norma, niveli i trambiciteve të 40 vjeçares kishte rënë në 4000 ndërsa gjakderdhja ishte e gjithanëshme dhe e jashtëzakonshme, thonë mjekët.
Trombocitopenia mund të ketë shkaqe virale, gjenetike etj.
Top Channel