Artikulimi i saj të mahnit, një botë e madhe brenda një koke aq të vogël. Hester Bumi është 13 vjeçe dhe me fytyra e saj engjëllore fsheh një botëkuptim të jashtëzakonshëm për moshën e saj. E rritur me libra, jeton me libra, ëndërron vetëm libra, vajza nga Elbasani e cila tashmë nuk i numëron dot titujt e lexuar.
Askush nuk e di sekretin se si Hester i shpëtoi tundimit të teknologjisë, por ajo e ka kuptuar mjaft mirë këtë kurth për të mos rënë kurrë pre e tij. Mëson në klasën e 7 të shkollës “Sulë Harri”, është nxënëse e shkëlqyer dhe lexuese e jashtëzakonshme e megjithatë gjen kohë t’u lexojë dhe t’u përçojë motrave më të vogla pasionin për librin.
Ndërsa bashkëmoshatarët tashmë njihen me të gjitha rrjetet sociale, Hester njihet me çdo bibliotekë të qytetit. Dhuratat e saj e kanë emrin libër, vështirësia duket vetëm në gjejtjen e titujve të duhur.
Top Channel