Policia e Elbasanit ka arrestuar një 18 vjeçar si dhe ka proceduar në gjendje të lirë një 15-vjeçar. Mësohet se dy të miturit nga fshati Hajdaran, pas një konflikti të çastit kanë goditur me dorezë metalike një person tjetër.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. K., 18 vjeç dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin P. L., 15 vjeç, banues në fshatin Hajdaran, Elbasan, pasi në fshatin Byshek, gjatë një konflikti të çastit, këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, dyshohet se kanë kanosur e goditur me dorezë metalike”, njofton policia.