Zjarr në një banesë në Elbasan, shpëton mrekullisht familja

Një zjarr ra në banesën e një familjeje në fshatin Gjergjan të Elbasanit. Flakët e përhapura kanë djegur një pjesë të mobiljeve dhe pajisjeve të shtëpisë, ndërsa zjarri është përhapur në të gjithë banesën dhe çatinë.

Për fatin e mirë, familjarët e ndodhur në banesë nuk janë lënduar nga flakët, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Deri tani nuk dihet cilat janë shkaqet e ndezjes së këtij zjarri.