Bashkia Elbasan ka nisur punimet në rrugët “Mehmet Bajraktari”, “Fetah Cankja”, “Dhimitër Bega” dhe “Naun Panxhi” në Njësinë 2. Ka qenë kryetari i bashkisë, Gledjan Llatja i cili ka njoftuar së ka filluar rikonstruksioni i rrugëve kryesore duke i shpëtuar nga balta e pluhuri.
“Bëjmë çfarë themi dhe themi çfarë bëjmë!?
Rrugët “Mehmet Bajraktari”, “Fetah Cankja”, “Dhimitër Bega” dhe “Naun Panxhi” në Njësinë 2 po i nënshtrohen një rikonstruksioni. ??
Po mbajmë fjalën e dhënë në një lagjet e vjetra tipike elbasanase duke i shpëtuar nga balta e pluhuri fëmijët e vegjël që i duhen të shkojnë në çerdhen, kopshtin dhe shkollat aty afër. ???
#SkaKohëPërPushim??♂️”- shkruan Llatja