Kryetari i bashkisë Elbasan bën të ditur se ka nënshkruar një marrëveshje me drejtoreshën e AKR-së, Kleina Kasanai përsa i përket ndërtimit të një Qendre Rinore, aq shumë e kërkuar nga të rinjtë e Këshillit Rinor, Elbasan.
“Gjatë konsultimeve me të rinjtë e Këshillit Rinor Elbasan, një kërkesë themelore e tyre ishte për t’i dhënë qytetit një Qendër Rinore.
Tani që puna për ndërtimin e saj është drejt përfundimit, falë bashkëpunimit tonë të ngushtë me Agjencia Kombetare e Rinise AKR arritëm dakordësinë t’i japim një hapësirë të dedikuar #teknologjisë dhe #inovacionit.
Me Drejtoren e Përgjithshme të AKR znj. Kleina Kasanai nënshkruam marrëveshjen për zbatimin e këtij projekti që do të ofrojë mbështetje në hapësirë, logjistikë e konsulencë profesionale për zhvillimin e ideve start-up në industrinë kreative nga të rinjtë”- shkruan kryetari.