Oficeri i njësisë “Fast” S.F është arrestuar ditën e sotme në flagrancë në qytetin e Elbasanit. Mësohet se ai ka mashtruar personin me inicialet K.H., duke i thënë se nëse donte që të mos arrestohej nga Njësia “Fast” për llogari të drejtësisë italianë duhet ti paguante atij 7 mijë euro.
Arrestimi i oficerit është kryer në orët e para të kësaj të premte. Personi i cili u shantazhua nga S.F, pasi kuptoi dhe verifikoi se nuk ishte aspak në kërkim, njoftoi policinë e cila vuri në pranga oficerin e njësisë ‘Fast’.