Fondi Amerikano-Shqiptar për Zhvillim në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit për projektin Clean Score, i dhuron Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Elbasanit, libra akademikë të përkthyera nga shtëpitë më prestigjoze në të gjithë botën.
Në fjalën e tij Rektori i Universitetit, Prof.dr. Skender Topi, shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunime të tjera, për ti shërbyer më shumë universitetit dhe rritjes së cilësisë së arsimit të lartë. Dekania e Fakultetit Ekonomik, Prof.as.dr. Imelda Sejdini, theksoi rendësinë e këtij bashkëpunimi dhe marrëveshjeve për fakultetin dhe zhvillimin e mëtejshëm të tij.
Përfaqësuesi i AADF, z. Sokol Ymeri, vlerësoi bashkëpunimin me Universitetin e Elbasanit, duke theksuar se nëpërmjet këtyre projekteve AADF është duke kontribuar dhe në ndërkombëtarizimin e kurrikulës universitare.
Librat e dhuruar:
– “Sipërmarrja”
Autorë – Peggy A. Lambing, Charles R. Kuehl, Viti botimit 2018, Botues AADF,
ISBN: ISBN: 978-9928-4488-0-4
– “Financat personale”
Autorë – Arthur J. Keown, Viti botimit 2020, Botues AADF,
ISBN: 978-9928-4488-3-5
– “Kontabiliteti financiar”
Autorë – Robert Libby, Patricia A. Libby, Frank Hodge, Viti botimit 2019, Botues AADF,
ISBN: 978-9928-4488-1-1;
– “Biznesi ndërkombëtar”
Autorë – Charles W. L. Hill, G. Tomas M. Hult, Viti botimit 2019, Botues AADF,
ISBN: 978-9928-4488-2-8
– “Bazat e menaxhimit”
Autorë – Stephen Robbins, Mary Coulter, David DeCenzo, Viti botimit 2021, Botues AADF,
ISBN: 978-9928-4488-4-2