Prokuroria e Posaçme u ka komunikuar akuzat dy personave të arrestuar për ekzekutimin më thikë të Regis Runajt në korrik të 2020-ës në Elbasan. Dy të rinjve u është komunikuar akuza sot në ambientet e burgut të Peqinit.
Xhuliano Hoxha dhe Euglent Halili do të akuzohen për vrasje e kryer në bashkëpunim dhe grup të strukturuar kriminal.
Hoxha dhe Halili e qëlluan 27 herë me thikë Regis Runajn dhe të dy luajtën rolin e vëzhguesve në distancë të Emiljano Ramazanit, i cili po ashtu u ekzekutua në Elbasan