Është mbajtur në Njësinë 1 Buxhetimi me Pjesëmarrje. Kryetari i bashkisë, Gledjan Llatja është shpreur se janë bërë shumë punë në këtë zonë:
“Konsultohemi e dëgjojmë banorët e lagjeve të Njësisë 1 për problematikat specifike pranë komuniteteve të tyre.
Lulishtja e re “Kozma Naska” e rikonstruktuar brenda vitit tonë të parë, ndërtimi i rrjetit të ri të kanalizimeve në lagjen “Emin Matraxhiu” që i vjen në funksion gjithë banorëve Njësisë dhe rinisja shumë shpejt e investimit të rrugës “Borodin Mitarja” ose rrugës së re drejt varrezave të qytetit janë vetëm një pjesë e projekteve tona zhvillimore për Njësinë 1.
Vazhdojmë punën për Automoto Parkun e vetëm në Ballkan dhe projektin fantastik për Lungofiumen e Kodër Krastës ?????
#PërElbasaninQëDuam❤️”-u shpreh Llatja.