Është mbajtur në Labinot – Fushë Buxhetimi me Pjesëmarrje. Kryetari I bashkisë, Gledjan Llatja është shpreur se janë bërë shumë punë në këtë zonë:
“Kemi nisur dëgjesat publike në çdo njësi dhe lagje të Elbasanit për të diskutuar projektet që do të përfshijmë në buxhetin e vitit të ardhshëm.
Në këtë vit jo të lehtë që po lëmë pas kemi bërë shumë punë. Rruga e re e rikonstruktuar e fshatit Griqan tashmë është një tjetër realitet, pastrimi i kanaleve ujitëse në ndihmë të fermerëve të zonës dhe rehabilitimi i ndriçimit në lagjet e fshatrave të Njësisë Labinot Fushë janë vetëm një pjesë e punës sonë të përditshme”- është shprehur Llatja.