Universiteti i Elbasanit nis një etapë të re për mënyrën dhe cilësinë e shërbimeve ndaj studentëve. Për cfarë bëhet fjalë?

Universiteti i Elbasanit ka nisur një etapë të re për mënyrën dhe cilësisnë e shërbimeve ndaj studentëve të tij. Veç strukturave të dedikuar për studentët, si Zyra e Këshillimit të Karrierës, pak kohë më parë u ngrit Bordi Këshillimor i Biznesit. Në kuadër të këtij Bordi, Universiteti ka lidhur marrëveshje me bizneset më në zë të Qarkut të Elbasanit, për t’ju ardhur në ndihmë studentëve me workshope, trajnime, projekte apo mumdësi punësimi.

Gjatë gjithë vitit akademik, studentët do jenë në kontakt të vazhdueshëm me këto biznese, për të përfituar nga eksperienca dhe për të ndjekur modelet e suksesit që ato demonstrojnë. U mbajt sot aktiviteti i parë “Elbasani digjital 2025” në bashkëpunim me Elite Travel Group.

Kjo nismë e Universitetit të Elbasanit dëshmoi që me aktivitetin e parë që do të ketë sukses, pasi pati një interes shumë të madh nga studentët dhe një paraqitje dinjitoze nga ana e biznesit. Si rezultat i këtij takimi, shumë shpejt do të kemi punësime dhe praktika për studentët pranë Elite Travel Group.