Sot janë zhvilluar homazhe për prokuroren e Elbasanit Erida Kokonozi e cila është ndarë nga jeta në ditën e djeshme në moshën 39-vjeçare pas një betejë të gjatë me një sëmundje të rëndë.
Homazhet janë zhvilluar në zyrën e saj nga miqtë dhe të afërmit.
Ishte Këshilli i Lartë i Prokurorisë që bëri me dije dje lajmin e hidhur për ndarjen e saj nga jeta, ndërsa u ka shprehur ngushëllimet familjarëve.
Kokonozi, shkruante KLP, ishte një nga magjistratët më të spikatur të sistemit të prokurorisë e ka nderuar figurën e saj duke treguar integritet dhe profesionalizëm.