Prokurorja e Elbasanit, Erida Kokonozi është ndarë nga jeta në moshën 39-vjeçare, pas një sëmundje të gjatë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë shprehu ngushëllimet e sinqerta për prokuroren Erida Kokonozi, e cila e ushtronte detyrën në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Elbasan.
“Kokonozi ka qenë një nga magjistratët e spikatur të sistemit të prokurorisë, e cila e ka nderuar figurën e prokurorit, duke treguar një shkallë të larte integriteti dhe profesionalizmi në ushtrimin e detyrës”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të KLP-së.
“Komuniteti i prokurorëve do ta kujtojë Kokonozin përherë me nderim, për kontributin e saj të çmuar në fushën e drejtësisë. U shprehim ngushëllimet tona familjareve dhe të afërmve, për ndarjen e saj nga jeta”, shprehet KLP.