Dhjetëra banorë, kryesisht të moshuar të fshatrave përbri autostradës Tiranë Elbasan, çdo ditë rrezikojnë jetën e tyre për të tregtuar prodhimet bujqësore përgjatë kësaj rruge. Edhe pse të paktë janë ata që ndalojnë, sigurisht për shkak të rrezikshmërisë që paraqet rruga, përsëri për këto familje është e vetmja mënyrë, për të siguar pak të ardhura.
Dikur këta banorë tregtonin nga rruga e vjetër Elbasan Tiranë, përgjatë Qafë Krrabës, por ndërtimi i autostradës, por devijimi i trafikut e paralizoi tregtinë në këtë zonë, ç’ka i detyroi banorët e këtyre fshatrave të zbrisnin në autostradë, edhe pse kjo paraqet rrezikshmëri të lartë.
Top Channel