Bashkia Elbasan nëpërmjet një njoftimi në facebook ka njoftuar qytetarët se në parkimin e pagesë nuk do të ketë tolerime por penalizime. Ndërkohë të njëjtin komunikim ka ndarë edhe sa I përket shitësve në rrugë.
Njoftimi I plotës
Të nderuar qytetarë, duke nisur nga dita e hënë datë 25.10.2021 mungesa e korrektësisë në pagesën e detyrimit të parkimit me pagesë (në vendet e caktuara) do të ketë penalitete.
Policia Bashkiake është e ngarkuar të ndjekë me korrektësi pagesën e çdo detyrimi të vendosur me vendim të Këshillit Bashkiak.
Nga ana tjetër, shitja e produkteve ushqimore në rrugë apo trotuare është e ndaluar e për pasojë e ndëshkueshme.
Në rast të konstatimit kundravajtësi do të ketë penalitete.
Të gjitha këto detyrime, sipas procesverbaleve përkatëse dhe firmës së kundravajtësit, mblidhen automatikisht në momentin e konstatimit nga Policia Bashkiake.
Të nderuar qytetarë, Bashkia e Elbasanit kërkon bashkëpunimin tuaj në të mirë të komunitetit, për një qytet më të pastër, më të bukur dhe me nivel më të lartë jetese. Çdo taksë e juaja përkthehet në shtim të investimeve dhe përkujdesjes në qytet.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!