Kush është klienti që goditi kamarierin në Elbasan dhe e bëri për gjendje kome?

Një 50-vjeçar nga Elbasani ndodhet në vďekje klinike në Tiranë. Ai është Gazment Kurmaku 50-vjeç, kryekamarieri i një kompleksi në Labinot në dalje të Elbasanit në drejtim të qytetit të Librazhdit. Por çfarë ka ndodhur?

Erjon Llapushi kishte shkuar si klient në restorant, por 50-vjeçari që ishte në krye të detyrës si shef i kamarierëve e ka njoftuar se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar. Llapushi ka kundërshtuar dhe debati ka agravuar.

ABCnews shkruante se nga policia e Elbasanit, që rastin e ka njoftuar si sherr banal, Llapushi e ka goditur Gazment Kurmakun me grushte dhe sende të forta. 50-vjeçari ka rënë duke përplasur kokën me një pjesë betoni duke përfunduar në gjendje k0me.

“O Allah ma mer jetën si Besimtar Musliman”! Kush është

Pas ndihmës së parë në spitalin e Elbasanit, 50-vjeçari u transportua në Tiranë ku raportohet se ndodhet në vďekje klinike. “Gazeta Shqip” ka siguruar foton e autorin të ngjarjes, Erjon Llapushi. A shkruante në rrjetin e tij social “Facebook” se është mysliman. Në profil ai shkruante: “O Allah ma mer jeten si Besimtar Musliman”./Gazeta Shqip